Një këmbësor është goditur dje në mesditë nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet. Pas lëndimeve të marra, ai ka vdekur në QKUK.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha policia në raportin 24 orësh
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. / Gazeta Enigma.