Ekspertët kërkojnë që përveç ndërrimit të terminologjisë, Agjencia për parandalimin e korrupsionit të jetë efikase

Ekspertët kërkojnë që përveç ndërrimit të terminologjisë, Agjencia për parandalimin e korrupsionit të jetë efikase

Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit pas miratimit në Qeveri ka marrë me 26 korrik edhe miratimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Me ligjin e ri synohet që Agjencia Kundër Korrupsion do të ketë rol shtesë në aspektin parandalues sesa hetues.

Këtë iniciativë të ekzekutivit po e vlerësojnë ekspertët, por që po kërkojnë që ky institucion të kalojë sa më shpejt procedurat e nevojshme.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në një intervistë tha se duhet që të profilizohet në tri fusha e që detyra e saj kryesore është që të bëjë një hetim administrativ në mbështetjen e  institucioneve.

“Tani më Agjencia e ka një mandat të qartë e që profilizohet në tri fusha, që është deklarimi i pasurisë, parandalimi i konfliktit dhe interesit dhe mbrojtja e sinjalizuesve dhe kanë qenë disa aspekte ligjore edhe në të kaluarën të cilat ndoshta kanë qenë një problematikë për tu kuptuar se si Agjencia Kundërkorrupsion ndërvepron me institucionet e tjera e që është tentuar që kjo të mënjanohet dhe me hyrjen në fuqi të këtij ligji nëse miratohet kështu siç është, agjencia e ndërron emrin e saj që ka pasur deri tani” ka thënë ai.

Sipas tij, përvec që ligji duhet të hyjë në fuqi e Agjencia të ndërrojë mandatit kërkohet vullnet për tu marrë me këtë çështje.

“Në fakt edhe në të kaluarën e kemi pasur edhe prej publikut, por edhe prej agjencisë siç është njoftuar edhe opinioni Agjencia kundërkorrupsion që është pa si një prokurori e krimeve të rënda që ndoshta do duhej ta adresonte gjithë korrupsionin e vendit, që në fakt nuk është natyrë e saj, por thjesht detyra e saj është të bëjë një hetim administrativ në kuptim të suportimit të institucioneve të tjera. Ajo çfarë kërkohet në rastin konkret është që krahas hyrjes në fuqi të këtij ligji kërkohet një vullnet nga kjo agjenci”, theksoi ai.

Përderisa avokati Tomë Gashi e sheh si shumë të nevojshme funksionimin e këtij institucioni duke u bazuar në terminologjinë, e që është parandalimi i korrupsionit para se ai të ndodh.

Gashi shtoi se Agjencia duhet që të të bëjë fltrimin e dokumentacionit në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i dhjetëra milionëshe, pasi që sipas tij, prokuroria nuk ka qenë shumë aktive në këtë proces.

“Unë mendoj që një prej atyre që do ndodh është filtrimi i dokumentacionit, posaçërisht kemi me tenderë të ndryshëm që deri më tani ka pasur keqpërdorime dhjetëra milionëshe, si dhe shumë afera korruptive ku për fat të keq Prokuroria e shtetit tonë jo që ka qenë shumë aktive në ndjekjen penale të tyre”, përfundoi Gashi.

Related Articles