Rasim Thaqi është 51-vjeçari nga Gjakova i cili ka humbur dje betejën me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga kushërira e tij, e cila ka shkruar se vdekja e tij është e rëndë për gruan, fëmijë, familjen e të gjithë farefisin.
“E rënd vdekaj yte Rasim ,e rënd për fëmijet ,bashkëshorten ,nënen ,vëllain e motren ,e rënd edhe per ne të nje fisi e gjaku..Do të na mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme MSH-ja raportoi se 24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.