Një 21 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës këtë të premte të 22 prillit, shkruan Gazeta Enigma.
Këtë e konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 08:00 në mëngjesi është njoftuar Policia që është dërguar në spital një trup i pajetë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shteti dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Gazeta Enigma/