Vdes një 35 vjeçare nga COVID-19

Numri i viktimave nga COVID-19 po është në rritje javët e fundit, ku në mesin e viktimave nga ky virus po janë edhe ata të moshës së re.

Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën nga koronavirusi edhe një e re.

Bëhet fjalë për Sijeta Shabani nga fshati Tërrnje e komunës së Suharekës.

E ndjera ka vdekur në moshën 35 vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, 19 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, dhe 703 janë infektuar.

Related Articles