Një person rreth të 50-ave ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Enigma se rasti është raportuar rreth orës 15:45.
“Rreth orës 15:45, është raportuar se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.
Ai tha se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave./Gazeta Enigma/