Vdes një person në Rahovec, policia nis hetimet

Vdes një person në Rahovec, policia nis hetimet

Në qendrën emergjente në Rahovec një person është dërguar pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Viktima është dërguar në emergjencë nga familjarët, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Hetim i vdekjes-Rahovec  26.12.2021 – 23:10. Raportohet se në qendrën emergjente nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML, për obduksion”, ka bërë të ditur policia/Gazeta “Enigma”/

Related Articles