Vdes një person nga një aksident trafiku në Gjakovë

Vdes një person nga një aksident trafiku në Gjakovë

Ka humbur jetën një person nga një aksident trafiku në fshatin Bistrazh të Gjakovës, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nustret Xhurkaj, i cili ka thënë për Gazetën “Enigma” se fillimisht të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore, mirëpo pas një kohe mjeku ka njoftuar se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë.

“Sot me datë 24.08.2021 rreth orës 12:40   ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Bistrazhin, ku drejtuesi I automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë levizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore( tëposhtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anen djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek!   Të gjithë të lenduaritr në aksident( vozitësi dhe tre pasagjerët janë derguar në spitalin rajonal në Gjakove)”.

“Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lenduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga te lenduarit rreth moshes 60 vjeqare ka ndërruar jetë”

Ndryshe, në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori I shtetit dhe hetimet e trafikut Rajonal janë duke u marrur me hetimin e rastit.

Related Articles