Një 8-vjeçare ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur më 1 janar.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Lipjan, në orët e vona të 1 janarit.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25. Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër kosovar e viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Enigma/.