21-vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor në Itali, raporton Gazeta Enigma.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur ai po udhëtonte nga Jesolo në zonën e Venedikut. Vetura BMW që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Rilindi ndodhej në anën e pasagjerit dhe ka vdekur menjëherë pas përplasjes.
Sipas gazetës italiane “Corriere del Veneto”, përpjekjet për t’i shpëtuar jetën Rilindit kanë qenë të pasuksesshme. Ndërkohë, kushëriri i tij ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor në spital, por është liruar pas një periudhe të shkurtër.
Familja e Rilind Thaqit ka konfirmuar lajmin e dhimbshëm të vdekjes së tij.