Vdiq nga COVID-19 një foshnje 3-javëshe

Vdiq nga COVID-19 një foshnje 3-javëshe

Një foshnje 3-javëshe nga komuna e Lipjanit ka vdekur të shtunën në mbrëmje si pasojë e COVID-19.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Hajrie Ismaili.

Ajo ka thënë se foshnja nga dita e pranimit ka pasur gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur në ventilim mekanik.

” Pavarësisht se i është dhënë ndihma e nevojshme nga personeli shëndetësor, fatkeqesisht mbrëmë ka vdekur një foshnje 3-javëshe. Nga dita e pranimit ka qenë në gjendje të rëndë”, ka thënë Ismaili.

Sipas saj, foshnja nuk ka lindur me koronavirus por në bazë të amnezës, e gjithë familja ka qenë e prekur me COVID-19.

Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është shtuar dukshëm javëve të fundit në Kosovë.

Vetëm në katër ditët e para të shtatorit, 101 persona kanë vdekur nga COVID-19, përfshirë këtu gra shtatzëna, dhe persona deri në moshën 40 vjeç.

Related Articles