Vedat Muriqi tregon pse nuk i eci te Lazio

Vedat Muriqi tregon pse nuk i eci te Lazio

Vedat Muriqit nuk i eci asgjë te Lazio prej transferimit të tij në verën e vitit 2021.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u largua nga skuadra italiane për t’iu bashkuar Mallorcës në huazim me të drejt blerje për 12 milionë euro.

Për dallim nga Lazio, Muriqi e nisi mirë avaenturën e tij te Mallorca duke shënuar gol në debutim në La Liga.

Nga 49 ndeshje sulmuesi nga Prizreni i shënoi vetëm 49 ndeshej të Lazio, ai ka thënë se futbolli italian është më cilësor sesa ai në Turqi.

Kampionati italian ka më shumë cilësi se ai turk, pësova edhe një dëmtim sapo ika te Lazio”, ka thënë Vedat Muriqi.

Në pronocimin e dhënë për El Pais, 27-vjeçari tregon se çfarë i mungoi në kryeqytetin italian.

“Më pas u infektova me Covid-19 dhe vuajtja shumë, pasi Lazio është një ekip i nivelit të lartë, nuk ishte e thjeshtë të kapja formën e shokëve.Në shumë raste më ka munguar edhe fati, por është gjithashtu e vërtetë që kur më kanë dhënë mundësi gjërat nuk kanë shkuar mirë. Ata nuk paguan kot 20 milionë euro për mua.Në Turqi dhe te Kosova e kam treguar se di të shënoj gola. Mund të shpenzosh 100 milionë euro për një lojtar, por ku ai pëson dëmtime e ka të pamundur të performojë siç duhet, ky është futbolli”, deklaroi Muriqi.

Related Articles