Vëllau i Liridona Ademajt, Liridoni ka reaguar para nisjes së seancës së sotme të gjykimit ndaj vrasjes së motrës së tij, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka konfirmuar se gjykimi nis nga ora 13:20, teksa ka ftuar mediat ta përcjellin seancës.
Ademaj ndër të tjera foli për fëmijët e Liridonës.
“Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën. Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, theksoi ai.