Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur kualifikime të rënda për punën e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar gjyqtarët për pengim të masave sociale dhe hipokrizi në vendime.
Në fjalimin e tij me temë “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”, Kurti nuk kurseu fjalët kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ishte i ashpër vendimin e Gjykatës për të rrëzimin e ligjit për “çmimet tavan” e produkteve bazike si buka, mielli, vaji dhe produktet e higjienës.
Sipas tij, Gjykata e anuloi këtë masë “nën pretekstin e shkeljes së parimeve të tregut të lirë”, duke shkaktuar dëm të madh për familjet më të pambrojtura.
Kurti u lëshua në kualifikime “hipokrizie” të Gjykatës Kushtetuese, duke e krahasuar me çështjen e pagave se gjykata pak muaj më parë kishte vendosur që pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nuk duhej të përcaktoheshin nga tregu, por të konsideroheshin si të drejta.
“Gjykata, e cila insiston kaq shumë për tregun e lirë kur bëhet fjalë për familjet e varfëra, nuk e ndjen të njëjtën gjë për pagat e tyre të larta,” u shpreh Kurti.