Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, ka shkruar për shtrejtimin e energjisë elektrike.
Deliu-Kodra ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pasur guxim që t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pasi që këta të fundit as nuk kanë votuar në seancën e sotme e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputetët e partisë së tij, Vetëvendosje, iu kanë mashtruar kur kanë premtuar se do të ulin çmimin e energjisë. Kjo, jo vetëm që nuk po ndodh, por nga 1 shkurti ju do të paguani shumëfish më shumë. Secili prej jush do ta vërtetojë peshën e faturës pas një muaji dhe braktisjen që sot ua bënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me urdhër të Albin Kurtit”, shprehet ajo.
Deliu-Kodra tha se mos mbështetja e Rezolutës së propozuar nga opozita është lajm i keq për qytetarët.
“Sot, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i braktisën qytetarët të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo.
“Mosmbështetja e Rezolutës së propozuar nga subjektet politike opozitare, është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk e dijmë se si do të mund të paguajnë faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”.
Ndryshe, vendimin për mos ngritje të çmimit në veri, e ka konfirmuar Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka thënë se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Sipas Fejzullahut, Kosova ka importuar energji elektrike me çmim tetë herë më të lartë dhe se gjatë muajit dhjetor 2021 është arritur piku maksimal i konsumit ditor të rrymë.
“Me kapacitet ekzistuese, prej 1,300MËh ka kaluar në 1,400MËh në periudhën e dimrit, në muajin dhjetor, e që është piku maksimal jo vetëm që nga paslufta, ky është piku maksimal që është arritur në Kosovë. Diferenca e kësaj sasie të energjisë është dashur të importohet me çmim nga 7 here deri në 8 herë më lartë me çmimet e importit në katër vitet e kaluara, e mos të flasim që çmimet e gjenerimit janë 10 herë më të shtrenjta se ai i çmimit vendor”, tha Fejzullahu. /Gazeta Enigma/.