Vendimi për pensionistët, Jakaj: Hap i madh për mbrojtjen e të drejtave sociale

Vendimi për pensionistët, Jakaj: Hap i madh për mbrojtjen e të drejtave sociale

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar si jashtëzakonisht i rëndësishëm vendimin e Gjykatës Supreme, sipas të cilit pensionistët nuk duhet të shkojnë për të lajmëruar çdo 6 muaj se janë gjallë, por se këtë verifikim duhet ta bëj vetë Ministria e Financave.

“Gjykata ka konfirmuar se të drejtat e pensionistëve nuk mund të kufizohen me rregulla nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve. Përgjegjësia është e institucioneve dhe jo e pensionistëve”, shkroi Jakaj i IKD-së.

“Çfarë hapi i madh për mbrojtjen e të drejtave sociale, sigurinë juridike dhe parimin se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit, jo e para”, shtoi ai.

Ja një paragraf i këtij aktgjykimi:

” suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit (ultima ratio) dhe jo e para. Për këtë arsye, gjykata konstaton se dispozitat e UA nr. 05/2015, të cilat e trajtojnë mos-lajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe i shoqërojnë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit.”

Related Articles