Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të ketë numrin 121. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 144.
Kurse Aleanca Kosova e Re do të renditet me numër 149. Përderisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë në fletëvotim numrin 177.