Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara për shkak të pandemisë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Kryeministri, Albin Kurti tha se Projektligji ka për qëllim shtyrjen e afatit përfundimtar për projektet që nuk kanë përfunduar si pasojë e pandemisë.
“Ky projektligj ka për qëllim mundësinë e shtyrjes së aftit përfundimtar për realizimin e projekteve që nuk kanë arritur të realizohen me kohë. Zyra e BE-së për fondet e parapara të përmbyll zbatimin e projekteve pa vështirësi”.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2024.
“Është nënshkruar me 6 shtator. Qëllimi është që të mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar të projekteve të cilat nuk kemi arritur t’i përfundojmë në kohë për shkak të pandemisë, e me këtë e shtyjmë afatin deri në vitin 2024”, tha ai./Gazeta Enigma/