Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i rreptë me qëndrimet e tij, duke thënë sot se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.
Kjo thirrje e tij vie në prag të paralajmërimit të qeverisë kosovare se Ura e Ibrit do të hapet, ani se këtë e kundërshtojnë BE dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.
”Mbështetje e plotë për vijat e kuqe të KFOR-it, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime te ushtarët + civilët e KFOR-it nuk duhet të përsëriten. Këshillat e brendshme duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin e Albin Kurtit në pika të përgjithshme”.