Vërshon monedha 1 euro false në treg, kjo është zgjidhja më e mirë sipas ekspertit të ekonomisë

Vërshon monedha 1 euro false në treg, kjo është zgjidhja më e mirë sipas ekspertit të ekonomisë

Pas hyrjes në treg në Kosovë në vitin 2023 të monedhës false 2 euro, tani ka filluar të qarkullojë edhe 1 euro false, ku shumë qytetarë kanë rënë pre e falsit, shkruan Gazeta Enigma.

Ky fenomen dëmton shumë qytetarë duke ua pamundësuar kryerjen e pagesave pasi që shumë biznese me përhapjen e tyre nuk po e marrin monedhën, por që si kusur e kthejnë

Ndërkohë, lidhur me këtë fenomen ka folur edhe ministri i Financave Hekuran Murati.

“Digjitalizimi i pagesave eliminon paratë false dhe financimet ilegale”

Mundësinë e digjitalizimit të pagesav, ministri Murati e cilësoi pozitive.

Ai tha se digjitalizimi ka shumë përparësi, duke theksuar se do të eliminohej çështja e qarkullimit të parave false, e cila është aktuale në vend.

Gjithashtu do të eliminohej edhe shpëlarja e parave dhe financimi i aktiviteteve ilegale.

“Digjitalizimi si i tillë ka shumë përparësi dhe shumë përfitime. E para do të thosha që sa i përket aspektit ekonomik e zvogëlon barrën administrative, e dyta pastaj e zvogëlon edhe koston e operimit dhe e treta i jep një dozë të integriteti çdo transaksioni duke qenë se është e sigurti që po bëhet këmbim apo transaksioni me para të vërteta dhe eliminohet kjo çështja e parave false dhe të manipuluara dhe në anën tjetër e parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale apo edhe shpëlarjen e parave dhe ekonominë informale”, tha Murati.

Eksperti i Ekonomisë, Jakup Bellaqa në një prononcim për Gazetën Enigma, potencoi se avancimi i sistemit të pagesave, sepse në rast se nuk ndërmerret ndonjë hap në këtë drejtim buxhetit të Kosovës i shkaktojnë mjaft humbje.

“Qarkullimi në treg edhe i 1 euros false, është një tregues se çka duhet të veprohet në këtë rast, do të duhej që të avancohet efikasiteti sistemi pagesave dhe të digjitalizohen pagesat dhe ketë rastë Banka Qendrore e Kosovës, si autoritet mbykqyrës, kontrollues i politikave monetare duhet që të ketë role aktive dhe të merr masa adekuate në bashkpunim me Ministrin e Financave, ti avancojnë politikat e pagesave që të krijojnë sistem efikas dhe të shëndosh të pagesave, sepse ekonomis dhe buxhetit të Kosovës, i shkaktojnë humbje me miliona euro, dhe nëse merren masa e luftojnë dhe e zvogëlojnë informalitetin ekonomik dhe krijojnë zgjerim të bërit biznese, dhe përmisim të ambientit biznesore dhe do krijohet besueshmëri dhe klime të përshtatshme për investime direkte dhe indirekte ku do të përkthehet në rritje ekonomike dhe mirëqenie socio ekonomike, dhe do të mbrohet konsumatori dhe jeta e qytetarëve përkatsishtë ngritet cilësia e jetës”, me respekt Jakup Bellaqa, njohes i çështjeve ekonomike”, tha Bellaqa për Enigmën.

Edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se një sistem efikas i pagesave do t’u mundësonte investitorëve t’i zgjerojnë bizneset e tyre.

Ai shtoi se ky sistem do të bëhej me kosto të arsyeshme dhe do t’u ofrojë konsumatorëve qasje më të lehtë në shërbime.

“Një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që bizneset konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime. Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i Pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha Ismaili.

Nga Policia e Kosovës tutje për “Enigmën” kanë dhënë detaje të rasteve të falsifikimit të parasë.

“Gjatë vitit të kaluar (2022), policia ka iniciuar 804 raste të “Falsifikimit të parasë’, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti (2023) ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste të tilla”, thuhet në përgjigjën e tyre për Gazetën “Enigma”.

Arrestohen gjashtë persona, kapen me 85 mijë euro Sot janë arrestuar tre persona nga Kosova dhe tre të tjerë nga Maqedonia e Veriut në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.

Ata dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim)”.

Në këtë operacion janë sekuestruar thasë me monedha 2 euroshe metalike në vlerë prej 85 mijë e 10 eurosh.

“Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Related Articles