Vetaksident në Drenas, humb jetën një person dhe lëndohen tre të tjerë

Vetaksident në Drenas, humb jetën një person dhe lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një vetaksident i rëndë në mesditë në Çikatovë të Vjetër në Drenas.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tregoi se ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, tha ajo.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.

Sipas Policisë, nuk dihen shkaqet që e kanë bërë ngasësin ta humbë kontrollin mbi automjetin.

Related Articles