Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth mesditës në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma, duke bërë të ditur se vozitësi i motoçikletës ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale.
“Ju njoftojmë se sot me datën 24.07.2025, rreth mesditës, policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Avdullah Tahiri’ ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se vozitësi i motoçikletës ka kërkuar ndihmën e mjekut, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy mjetet,” ka bërë me dije Policia.
Më tej, në deklaratën zyrtare thuhet se “njësitet hetuese janë duke hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti”.