Vetaksident me kamion në autostradë, vdes një person

Një person ka vdekur në autostradësn “Arbër Xhaferi” si pasojë e vetaksidentit me kamion.



Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin, tha se përveç policisë, në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”.

Related Articles