Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në dalje të Malishevës.
Si pasojë pesë persona janë lënduar, njëri nga ta ka lëndime më të rënda.
Kështu tha Sheremet Elezaj për Enigmen, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë një veturë ka dalur nga rruga.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Elezaj për Gazeten Enigma theksoi se rasti është duke vazhduar me hetime.
“Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës, në drejtim të fshatit Banjë. Një veturë ka dalur nga rruga për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, dhe janë lënduar pesë persona, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet relevante” – tha Elezaj.