Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Vetërnik.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.