Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Kështu ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi sot nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së BBVK 4, Elijona Binakaj.

I njëjti ishte në arrati qysh nga mëngjesi i së hënës, kur dhe kishte ndodhur ngjarja fatale.

Si pasojë e të shtënave me armë, kishte mbetur i plagosur edhe Edi Mehmeti, i cili sipas Shefit të Emergjencës, Jeton Vorfi, është në gjendje stabile për jetën.

Related Articles