Vetëdorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Albert Mujës

Vetëdorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Albert Mujës

Është vetëdorëzuar Ardit Zymberi njëri nga të dyshuarit për vrasjen me thikë të Albert Mujës, të shtunën në Mitrovicë.

“Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy- personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e ndodhur me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetëdorëzuar”, njofton policia.

23-vjeçari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, policia është në kërkim të 21-vjeçarit Lundrim Beqirit, të dyshuarit tjetër për këtë vrasje. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles