Vetëlëndimet e nxënësve – dukuria shqetësuese në Kosovë që po shpërfaqet në rrjete sociale

Vetëlëndimet e nxënësve – dukuria shqetësuese në Kosovë që po shpërfaqet në rrjete sociale


Prindërit e nxënësve në disa shkolla në Kosovë janë njoftuar nga stafi i mësimdhënësve dhe Këshilli i Prindërve për një dukuri që po aplikohet nga nxënësit për vetëdëmtim për një sfidë që po publikohet në rrjete sociale, shkruan Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimeve këta nxënës janë vetëdëmtuar duke përdorur brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe mjete të tjera të mprehta veçanërisht në duar dhe këmbë.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë në rajonin e Prishtinës, të cilët kanë njoftuar se aktualisht në vend janë raportuar 20 raste ku janë vetëdëtuar nxënësit për realizimin e kësaj sfide të Tik-Tok.

“Në rajonin e Prishtinës, raportohet se ka gjithsej 20 nxënës të përfshirë në incidentet për të cilat keni kërkuar të dhëna, ( 2 në zonën e St.Lipjan dhe 18 në zonën e St.Fushë Kosovë)”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.

Tetëmbëdhjetë nxënësit e lënduar vijojnë mësimin në shkollën “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, ndërsa dy tjerët janë nxënës të shkollës “17 Shkurti”, në fshatin Gllogovc të Komunës së Lipjanit.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe Policinë rajonale në Gjilan, të cilët kanë deklaruar se në këtë komunë nuk kanë asnjë rast të raportuar të kësaj natyre.

Tutje ata kanë njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Siguria në shkolla”.

“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Siguria në shkolla” në bazë të së cilit plan në baza ditore ndërmarrin veprime konkrete policore për parandalimin e të gjitha dukurive negative që rrezikojnë nxënësit”,  thonë nga Policia.

Tutje ata kanë njoftuar se “njësitet sektoriale dhe njësitet në komunitet kanë mbajtur dhe mbajnë takime të vazhdueshme me drejtoritë komunale të arsimit, drejtorët e shkollave, me personelin shkollor dhe këshillat e prindërve” thonë nga Policia Rajonale në Gjilan”.

Në lidhje me këtë dukuri Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë informacione zyrtare nga shkollat dhe as nga Policia se në shkollat e kësaj komune ka pasur raste të tilla.

“Ne si DKA ju njoftojme se deri me tani nuk kemi asnje informate zyrtare nga shkollat ,si dhe as nga policia nuk kemi ndegjuar as nuk kemi ndonje njoftim per raste te tilla”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gazeta “Enigma” merr vesh se Policia ka kontaktuar me Këshillin e Prindërve në Gjilan rreth kësaj dukurie, ku ka kërkuar nga ata që ti informojnë prindërit për këto sfida që janë shqetësuese.

Këshilli i prindërve ka kërkuar nga prindërit që të kenë kujdes me fëmijët e tyre dhe nëse hasin në raste të tilla duhet ti lajmërojnë menjëherë për parandalimin e tyre me kohë sepse është shumë e rrezikshme.

Ndërsa psikologu Rron Kastrati në një prononcim për Gazetën “Enigama” ka deklaruar se përdorimi i Tik-Tok-ut nga nxënësit dhe trendi i gërvishjeve nëpër trup përbën një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë.

“Përdorimi i Tik-Tok-ut nga nxënësit dhe gërvishjet nëpër trup për videot e realizuara, prerjet, pamjet e tmerrshme, rrënqethëse dhe mjaft tronditëse ngre një alarm mjaft shqetësues në mbarë vendin, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë”, tha Kastrati.

Kjo sipas tij vjen “si rrjedhoj e mungesës së monitorimit prindëror, ku njëkohsisht nxënësit përmes mbi përdorimit kanë krijuar dukshëm një varësi, varësi kjo e cila po i shpjer ata në ndërtimin e një imazhi të shtrembëruar të vetes, duke deformuar sjelljet e tyre, duke devijuar sjelljet, raportet sociale, duke krijuar një klimë të pa përshtatshme familjare dhe njëkohsisht qrregullimet më të pëhapura janë ato të natyrës emocionale”.

Sipas studimeve 67 për qind e adoleshentëve të moshës 13 deri në 17 vjeç e përdorin aplikacionin, e shkarkojnë dhe zakonisht pytja më e shpesht e prindërve është se a është Tik – Tok-u i sigurt për fëmijë.

Ashtu si me çdo aplikacion të mediave sociale ose platformës në internet ka shqetsime dhe rreziqe të munshme, veçanërishtë për fëmijët.

Sipas tij “për adoleshtët ky lloj aksesi apo këto veçori tregon një rrezikshmëri shumë të lartë dhe do duhej që institucionet përkatëse të marrin masa për reduktimin e disa hapsirave ku fëmijët nën moshën e rritur të kenë akses në këto pamje vrastare”.

“Tik-Tok në secilin burim shfaq përmbajtje që është edhe personale dhe e ndjeshme. Ato janë totalisht shqetësuese për shikuesit që i shohin atje madje kalimthi, por reagimet kundër këtyre postimeve gjithashtu kanë ndikim negativ, reagimet emocionale. Pse ndodh kjo? Pse një fëmijë gërvish trupin e tij apo realizon  një video keqdashëse ose të dhunshm është për fatin se në rrjete sociale fëmijët në mënyr indirekte pranojnë se kalojnë në një fazë depresive dhe përballen me reagime shpërfillse”, tha psikologu Kastrati. / Gazeta Enigma.

Related Articles