Vetëm brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar pesë raste të vjedhjeve të rënda, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është vjedhur një veturë, në një xhami janë vjedhur kamerat e sigurisë, në vende të ndryshme janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe gjëra ushqimore.
Detaje nga secili raport:
Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 28.01.2022 – 18:30. Një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Maqedonisë. Rasti është duke u hetuar.
Milloshevë, Obiliq 27.01.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur nga objekti i xhamisë, e kanë vjedhur diviarin e kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Krajk, Prizren 28.01.2022 – 21:04. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Luja Braja, Mitrovicë 28.01.2022 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në magazinën e tij dhe nga aty i janë vjedhur gjëra ushqimore.
Fsh. Jagnjenicë, Zubin Potok 28.01.2022 – NN. Një mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda objektit të kishës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 2000-3000 dinar (monedhë e Serbisë). /Gazeta Enigma/