Vazhdojnë shifrat e larta të vetëvrasjeve në Kosovë, ekspertët tregojnë shkaqet dhe mënyrat e parandalimit

Vazhdojnë shifrat e larta të vetëvrasjeve në Kosovë, ekspertët tregojnë shkaqet dhe mënyrat e parandalimit

“Vetëvrasja si fenomen është një reagim tragjik, anksioz, e kryesisht depresiv ndaj situatave stresuese të jetës, por vetëvrasja mund të parandalohet”, kështu ka deklaruar psikologu, Rron Kastrati në intervistë për Gazetën “Enigma”.

Ndër të tjera Kastrati ka thënë folur për gjendjen emocioniale me të cilën ballafaqohen personat që janë në depresion.

“Mund t’ju duket sikur nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur problemet tuaja dhe se vetëvrasja është mënyra e vetme për t’i dhënë fund dhimbjes, por nuk është e vërtetë, ju mund të ndërmerrni hapa për të qëndruar të sigurt dhe të filloni të shijoni jetën tuaj përsëri, megjithatë trajtimi psikoterapeut është efikas”, theksoi Kastrati.

Psikologu, Rron Kastrati

Shkaqet që qojnë deri tek vetëvrasja, sipas psikologëve

“Më shpesh, mendimet vetëvrasëse (suicidale) janë rezultat i ndjenjës se nuk mund të përballosh situata dërrmuese dhe zhgënjyese të jetës”, ka deklaruar Kastrati.

Ai është shprehur se “Nëse nuk keni shpresë për të ardhmen, mund të mendoni gabimisht se vetëvrasja është një zgjidhje. Po ashtu, referuar studimeve të fundit shkencore njerëzit që kryejnë vetëvrasje ose që kanë mendime ose sjellje vetëvrasëse kanë më shumë gjasa të kenë një histori familjare të vetëvrasjes” ka thënë ai.

Faktorët e rrezikut

Sipas Kastratit “Edhe pse tentimi i vetëvrasjes është më i shpeshtë tek gjinia femërore, meshkujt kanë më shumë gjasa se gratë të përfundojnë në vetëvrasje sepse ata zakonisht përdorin metoda më vdekjeprurëse, siç është arma e zjarrit, apo metoda tjera të rrezikshme. Ju mund të jeni në rrezik nga mendimet për vetëvrasje nëse zakonisht ndiheni të pashpresë, të pavlerë, të trazuar, të izoluar nga shoqëria ose të vetmuar. Përjetoni një ngjarje stresuese të jetës, të tillë si humbja e një personi të dashur, shërbimin ushtarak, një ndarje ose probleme financiare, ligjore, ka thënë ai”.

Njëherit, ai ka theksuar se “Parandalimi i vetëvrasjes kërkon mbështetje dhe vazhdimisht këshilla dhe inkurajim motivacional për jetën sepse duhet të merrni trajtimin që ju nevojitet, dhe nëse nuk e trajtoni shkakun themelor, mendimet tuaja për vetëvrasje ka të ngjarë të kthehen megjithëse përpjekjet për një psikoterapi profesionale mund ta reduktojnë nivelin e rrezikut të vetëvrasjes”.

Kastrati ndër të tjera ka thënë se ndjenja e vetëvrasjes është kalimtare.

“Mos harroni, ndjenjat e vetëvrasjes janë të përkohshme sepse nëse ndiheni të pashpresë ose se jeta nuk ia vlen të jetohet më nga idetë e boshllëkut ekzistencial mbani mend se trajtimi mund t’ju ​​ndihmojë të rifitoni perspektivën tuaj optimale dhe jeta juaj do të bëhet më e mirë sesa ka qenë më herët”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë, tashmë në Kosovë është e pranishme qendra “Linja e Jetës”, e cila është qendër telefonike për parandalim të vetëvrasjes e cila ofron shërbim telefonik konfidencial dhe pa pagesë për të gjithë personat me mendime për vetëvrasje.

“Gjatë orarit të punës thirrjet pranohen dhe menaxhohen nga vullnetarët tanë të cilët janë të trajnuar specifikisht për punën në linjë” kanë thënë ata në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma‘.

Njëherit, ata kanë theksuar se gjatë thirrjeve, vullnetarët fokusohen në de-eskalim dhe në ofrim të mbështetjes emocionale.

“Linja e Jetës” ofron ndihma afatgjate, dhe të gjitha thirrjet mbeten anonime.

“Në përfundim të thirrjes, vullnetarët referojnë thirrësit te psikoterapeutë dhe psikiatër të besueshëm në mënyrë që ata të marrin ndihmë afatgjatë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Linja e Jetës” është e hapur për të pranuar thirrje pa pagesë në numrin 0800 12345, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 02:00 pas mesnatës.

Të gjitha thirrjet janë anonime dhe konfidenciale.

“Dukuria e vetëvrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje alarmante në krahasim me vitet e paraluftës

Ndërkohë në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma‘, sociologu Ismajl Veliu, ka thënë se një nga faktorët që qojnë deri në vetëvrasje është edhe papunësia.

“Gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, papunësia, mungesa e perspektivës, mungesa e organizimeve shoqërore, sidomos e moshave të reja, si aksionet vullnetare rinore, aksionet punuese…, kanë pasivizuar brezin e ri”, ka thënë ai.

Sipas tij kjo ka shkaktuar akumulimin e energjisë negative, stresit dhe depresionit, dhe kur beteja me realitetin është e humbur, atëherë individi i dëshpëruar i kthehet mohimit të vetvetes – me vetëvrasje.

“Grupmosha më e prekur nga kjo dukuri është ajo në mes 26-30 vjeçe, pasuar nga grupmosha 19-25 vjeçe, ku 70% e vetëvrasjeve në Kosovë janë kryer nga burrat dhe 30% e vetëvrasjeve janë kryer nga gratë” ka theksuar ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is 241040406_5214481831902215_5293425611581543381_n-1-600x400.jpg

Njëherit, ai ka thënë se qendrat e këshillimit në komunitet mungojnë, por që për parandalimin e vetëvrasjeve, siç ka thënë Veliu duhet të jepet një kontribut i shtuar nga të gjitha segmentet e shoqërisë, por normalisht pesha më e madhe e punës u bie institucioneve qe merren me parandalimin e vetëvrasjes.

Për 7 muajm 84 tentativa, 25 vetëvrasje

Në anën tjetër Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën “Enigma” kanë thënë se vetëm gjatë vitit 2020 janë kryer 40 vetëvrasje, kurse gjatë vitit 2021 në periudhën janar – korrik janë kryer 25 vetëvrasje.

Sipas PK-së përgjatë kësaj periudhe janë indetifikuar edhe 84 tentime për vetëvrasje/Gazeta Enigma/

VETËVRASJE   TENTATIVË     TË KRYERA

201816537
201914231
202010140
Janar-korrik 2021 8425
Rastet e raportuara ” VETËVRASJE” dhe “TENTIM VETËVRASJE” për periudhën kohore 2019, 2020 dhe janar -korrik 2021.

Related Articles