Një vetkasident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 tek ura në hyrje të fshatit Gjonaj në Prizren, ku një veturë ka rënë në lumin Dri.
Mesohet se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.
Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe alkoolit.
Burimet kanë njoftuar se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes./Sinjali