Gazeta Enigma para disa minutave raportoi për një veturë të djegur në oborrin e QKUK-së.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se vetura e djegur është e drejtorit të Auditimit të Brendshëm, Musa Vitisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, teksa thuhet se vetura u dogj derisa drejtori ishte duke raportuar në mbledhjen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së.
“Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.
Kujtojmë se të njëjtit një veturë private i është djegur edhe javë më parë nga persona të panjohur./GAZETA ENIGMA/