Vetura godet një fëmijë në Vushtrri

Një fëmijë është goditur nga një veturë në Vushtrri, mesditën e së premtes, derisa ishte duke kaluar rrugën.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (fëmijë) këmbësor, pasi i njëjti gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles