Vetura godet një person në Prishtinë

Të shtunën në rrugën”Eqrem Çabej”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30, në rrugën”Eqrem Çabej”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ajo.

Related Articles