Kampioni në fuqi i Ligue 1, Lille, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovarë, Edon Zhegrovën.
“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj. Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, tha Zhegrova pas nënshkrimit të kontratës.
Zhegrova iu është bashkuar klubit me kontratë pesëvjeçare.
“Duke rekrutuar sot Edon Zhegrovën, LOSC pasurohet me një profil sulmues, kreativ dhe të fortë. I ri, por tashmë i përballur me ndeshjet ndërkombëtare, mesfushori kosovar mishëron një përforcim për të ardhmen, por edhe për të tashmen, në zemër të gjysmës së dytë të sezonit të Lille, plot sfida të mëdha. Mirë se vjen në LOSC, Edon”, thuhet në komunikatën e klubit.
???????????? ???????????????????? ???????? ???????????????? ????#MercatoLOSC w/ @NBFootball pic.twitter.com/uImpD8hQd4— LOSC (@losclive) January 14, 2022