Dardan Molliqaj është arrestuar para futjes në emisionin Pressing.
Kryetari i PSD është arrestuar nga Policia e Kosovës e cila kishte dalur në numër të madh për të arrestuar atë.
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing. Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.
Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.