Dogana e Kosovës ka sekuestruar 482 llojeve të barnave të kontrabanduara në tri barnatore në Prishtinë.
Sipas Doganës së Kosovës, këto lloje të barnave kapin vlerën prej 10 mijë eurove, shkruan Gazeta Enigma.
Pas sekuestrimit rasti është proceduar më tutje në procedurë kundërvajtse.
“Prishtinë 23 shkurt, 2022 njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në tri barnatore në qytetin e Prishtinës. Me këtë rast është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje te Barnave) te kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro. Me këtë rast malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./GazetaEnigma/