Magjistralja Ferizaj – Gjilani është njëra prej rrugëve më të frekuentueshme në Kosovë.
Mirëpo qytetarët që vijnë nga Vitia, Ferizaj dhe qytetet tjera për Gjilan dhe anasjelltas kanë vështirësi në rrugën afër Komunës së Parteshit.
Gazeta Enigma ka pranuar video dhe foto të kësaj rruge ku shihet në gjendje jo të mirë e cila ka nisur të rinovohet që disa muaj, por deri tani nuk është investuar asgjë në të nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ministria e Mjedisit, Planifikimt Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje deri tani nuk ka vepruar asgjë në këtë drejtim duke ia vështirësuar lëvizjen qytetarëve të Gjilanit, pavarësisht se kjo komunë udhëhiqet nga një kryetar që i përket Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Enigma.
Pos rrugës për Ferizaj, që është në gjendje të mjerueshme, nuk mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës as rrugët tjera nacionale që lidhin Gjilanin me qytet e tjera. Ndërsa rrugët janë vështirë të kalueshme për shkak të gropave edhe në drejtim të Prishtinës, Kamenicës, por rruga Gjilan-Lipjan, nga drejtimi i Kishna Polës. Për këtë çështje, Gazeta Enigma ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës, por akoma nuk ka marr përgjigje.
Kujtojmë që dy ekipet e Gjilanit, FC Drita dhe SC Gjilani kanë mbetur pa stadium, pasi Komuna e Gjilanit në krye me kryetarin e saj, Alban Hyseni që është nga Lëvizja Vetëvendosje i ka ndërprerë punimet duke ia shkëputur kontratën kompanisë së kontraktuar nga qeverisja e kaluar.
Tani klubet e SC Gjilanit dhe FC Dritës janë të detyruar që t’i luajnë ndeshjet në stadiumin me bari sintetik, gjë e cila i shkakton humbje të mëdha financiare të dy klubeve./GAZETA ENIGMA/