Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar këtë të premte Vigan Qorrollin, zëvendësministër të Drejtësisë.
Gjatë ditës është raportuar për emërimin e Qorrollit si zëvendës i Albulena Haxhiut.
Ndërsa lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z. Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, ndërkaq zëvendësministër tjetër është Blerim Sallahu.
Ndryshe, Qorrolli kohë më parë ka tentuar të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.