Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka folur rreth raportimeve që 130 mijë vaksina kundër COVID-19 iu ka skaduar afati.
Ai ka thënë se sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga AstraZeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave u ka skaduar afati.
“Natyrisht se ky nuk është një lajm i mirë. Si Ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar që afati i tyre është 31 gushti i këtij viti dhe pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë denzinformata përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për afatin e këtyre vaksinave. Përveç të tjerash kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë”, ka thënë ministri Vitia.
Vitia ka shtuar se “Natyrisht ashtu sic e kemi cekur në ballafaqim me pandeminë ne nuk jemi në situatë kur ne duhet të zgjedhim vaksinën sidomos kur ato janë të sigurta”, ka thënë Vitia.