Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita po shpreson që do të marr mbështetjen e futbollistëve shqiptar në Zvicër ne luftën kundër pandemisë.
Vitia në një intervistë për “SonntagsZeitung” beson se yjet shqiptarë të futbollit mund të bindin qytetarët në Kosovë që të vaksinohen.
“Do të isha i lumtur që lojtarët të përfshiheshin në një fushatë vaksinimi”, tha ai fillimisht.
“Ekspertët tanë llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Fatkeqësisht, doli të ishte e gabuar”.
“Hapja u vendos gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar”, u shprehë Vitia në intervistën e tij për mediumin zviceran.