“Vizita historike” e shefit të NATO-s – Sinjal i qartë për angazhimin e palëkundur të Aleancës për paqe në Kosovë

“Vizita historike” e shefit të NATO-s – Sinjal i qartë për angazhimin e palëkundur të Aleancës për paqe në Kosovë

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, është njëri nga musafirët kryesor që pati Kosova muajt e fundit. Madje vizita e tij u cilësua “si historike” për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo vizitë ka ndodhur në një situatë mjaft delikate në të cilën po diskutohet për sigurinë e Evropës në përgjithësi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dalë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ku u dhanë mesazhe të fuqishme.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Rutte e falenderoi Osmanin për mikpritjen, teksa foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe serbisë.

Ai tha se NATO do të vazhdojë mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Megjithatë, ai theksoi se të dyja palët duhet të veprojnë për ta arritur këtë gjë.

Kurse e para e shtetit e ka falenderuar shefin e NATO-s për kontributin, duke theksuar edhe ndihmën e NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

LEXO EDHE: Mark Rutte pas vizitës në Bosnje dhe Kosovë, të enjten shkon në Shtëpi të Bardhë

“Para pak më shumë se 25 vitesh shumica prej nesh që na takuat sot dhe të gjithë ata që do ti takoni kemi qenë të rijnë dhe fëmijë, dhe po i prisnim ushtarët e NATO-së si shpëtimtarët, dhe duke sjellur dritë ndaj një tragjedie që po i ndodhte Kosovës. Për ta kthyer 25 vite së bashku me ju e kemi kthyer Kosovës në një shembull suksesi, sot Kosova po kontribuon dhe është e gatshme që të kontribuojë në anë e mbanë Kosovës. NATO është i ndërtuar edhe me vlerat e shtetit tonë. është me rëndësi që ky raoj të mos ketë vakume të sigurisë, ato vakomunejanë keqpërdorët nfa faktorët malinjë. Me këtë qëllim ne dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin me aleatët duke shëndërruar ushtrinë tonë si ushtri bashkëkohore. Për të arritur këtë duhet ta kjemi bashkëpunimin më aktiv, Kosovca do të filloj shumë shpoejtë edhe me prodhim të armëve dhe municioneve“, ka potencuar Osmani.

LEXO EDHE: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Sekretari i NATO-s, Rutte u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti. Kurti në takim shprehi mirënjohjen e tij për kontributin e çmueshëm të NATO-s në ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu, Kurti e falënderoi sekretarin Rutte, për bashkëpunimin e ngushtë mes misionit të NATO-s, KFOR-it, dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet misionit këshillëdhënës.

Në këtë takim të parë midis tyre, kreu i shtetit theksoi se aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO reflekton përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë dhe vullnetit për të kontribuar në fuqizimin të mëtejshëm të Aleancës.

Njëra ndër temat e diskutuara ishin edhe zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i theksuar Kurti ato si të lira e demokratike, duke marrë pjesë të gjitha komunitetet jo-shumicë.

Por, kryeministri ngriti shqetësimet edhe tek sekretari i NATO-s për përpjekjen e ndërhyrjës së Serbisë në zgjedhje duke i shantazhuar dhe duke iu bërë presion komunitetit serb, dhe sipas tij këta të fundit e kanë pasur edhe mbështetjen e Rusisë.

Ai theksoi se raportet e misionit të vëzhguesve të BE-së kanë evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija”, të cilat kanë shpërndarë mbi 60 artikuj që synonin manipulimin e komunitetit serb në Kosovë.

LEXO EDHE: Krejt çka ndodhi në takimin mes Kurtit dhe Rutte?

Por, çfarë nënkupton në nivelin e sigurisë në Kosovë vizita e Rutte-s?

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, ka komentuar vizitën e Sekretarit të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një ngjarje të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Sipas Shalës, kjo vizitë reflekton angazhimin e vazhdueshëm të Aleancës për të mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës, sidomos pas periudhave të tensioneve që kanë ndikuar në rajon.

Shala theksoi se vizita është një sinjal i qartë që NATO është ende tërësisht e angazhuar në rajon, duke përfshirë një bashkëpunim të fortë me autoritetet kosovare për adresimin e çështjeve të sigurisë.

“Vizita e Sekretarit të NATO-s, në Kosovë është një ngjarje me shumë rëndësi, veçanërisht në kontekstin e sigurisë rajonale dhe angazhimit të Aleancës për paqe dhe stabilitet. Kjo vizitë reflekton angazhimin e NATO-s për të mbështetur stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, sidomos pas periudhës të tensioneve që mund të kenë ndikuar në rajon”, u shpreh Shala për Enigmën.

Ai shtoi se ky angazhim është i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës dhe strukturave të sigurisë, duke ruajtur një balancë të ndjeshme mes përdorimit të forcës dhe diplomacisë.

“Rreth nivelit të sigurisë, kjo tregon se aleanca është ende tërësisht e angazhuar në rajon dhe se ekziston një bashkëpunim i fortë për të adresuar çështjet e sigurisë. Kjo është një sinjal për forimin e mëtejshëm të institucioneve dhe struktura të sigurisë në Kosovë, por edhe për të ruajtur një balancë të ndjeshme mes akteve të forcës dhe diplomacisë”, tha Shala.

Ndërkohë teksa Rutte qëndroi në Kosovë, në Serbi qëndroi djali i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

E sipas Shalës kjo vizitë është një dimension tjetër që mund të lidhet me zhvillime të tjera politike në rajon, përfshirë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Serbinë.

Sipas tij, kjo mund të jetë një tentativë për të forcuar lidhjet me Beogradin, por njëkohësisht kërkon më shumë vëmendje dhe analizë për të kuptuar plotësisht ndikimin e mundshëm të këtij zhvillimi.

“Vizita e Sekretarit të NATO-s dhe zhvillimet e tjera politike në rajon janë sinjale të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, dhe kërkojnë një monitorim të vazhdueshëm për të kuptuar efektet e mundshme në rajon,” ka përfunduar Shala.

Vizita e Rutte – sinjal se NATO do ofroj paqe në Kosovë Amir Shabani, një ekspert i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësoi se prania e NATO-s në Kosovë, përmes trupave të KFOR-it, është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Aleancës për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Shabani theksoi se kjo prani është një tjetër tregues se Kosova është një shtet i rëndësishëm dhe një kandidat potencial për anëtarësim të plotë në NATO, çka do të ndikonte pozitivisht në rritjen e sigurisë dhe angazhimit diplomatik dhe ushtarak të vendit.

“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë është një sinjal se organizata veriatlantike ka në konsideratë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe BeHgjithashtu, madje edhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet serbe që tensionet në rajon të ulen”, u shpreh Shabani për Enigmën.

Analisti vlerësoi rolin e vazhdueshëm të aleatëve të Kosovës dhe angazhimin e tyre në mbështetje të forcimit të sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës si një shtet të pavarur dhe të qëndrueshëm, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë kyçe për ruajtjen e paqes dhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Prania e NATO-s përmes trupave të KFOR-it dëshmon se Kosova është shtet i rëndësishëm dhe kandidat potencial për anëtarësim të plotë në NATO duke e shtuar sigurinë, angazhimin diplomatiko-ushtarak dhe duke e bërë vendin të përshtatshëm për qytetarët. Republika e Kosovës është dhe vazhdimisht do jetë falënderuese për mbështetjen e aleatëve dhe kontributin e vazhdueshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, përfundoi ai.

Ndërkohë, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka një kërkesë ndaj dy krerëve të shtetit që gjatë takimit me Rutten-n, t’i parashtrojnë disa çështje të rëndësishme për vendin.

Sipas Ramadanit, duhet kërkuar NATO-s që ta detyrojë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish.

”Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe stabilitetit e paqes në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, kërkojini NATO-s të bëjë të gjitha veprimet për ta detyruar Serbinë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që u themelua në vitin 2012. Ndërsa, popullit të Kosovës, Lidershipi aktual shtetëror e ka për obligim t’ia sqarojë përse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk është funksionalizuar në punë kurrë?”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, në po të njëjtën ditë, në Beograd ka arritur djali i presidentit amerikan Donald Trump, i cili është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi pas takimit theksoi se me Trump Junior folën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkroi Vuçiq./GazetaEnigma/

Related Articles