Ka filluar nxjerrja e 45 trupave të pajetë nga aeroplanët të cilët i sollën ditën e premte nga Sofja.
Krahas funksionareve të lartë shtetërorë të vendit, në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.
45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.
Në pritje të tyre ka dal edhe delegacioni shtetërorë./Gazeta “Enigma”/