Klubi nga Peja ndalohet në kufi me Serbinë, kthehet mbrapsht

Klubi nga Peja ndalohet në kufi me Serbinë, kthehet mbrapsht

Të premten, gjatë ditës u raportua se Serbia mbrëmë e ka kthyer klubin hendbollistik “Besa Famgas” nga Peja, në kufirin e Serbisë me Rumaninë.

Lajmin e kanë konfirmuar për media zyrtarë nga ky klub.

Drejtori sportiv i Besa Famgas, tha se ekspedita është kthyer nga Serbia dhe tashmë po e shfrytëzojnë rrugën nga Kumanova për të arritur në Rumani.

Ai tha se ekipi është nisur mbrëmë me autobus në orën 19:00, pasi që ndeshja do të zhvillohet të dielën, kur edhe do të përcaktohet ekipi që do të kualifikohet në rrethin e katërt në EHF Cup.

Besa Famgas ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Pejë nda ekipit Rumun, Turda (30 – 28) dhe ka udhëtuar me dy gola avantazh për ta ruajtur atë dhe për të kaluar në raundit tjetër./Gazeta “Enigma”/

Related Articles