Sqarim nga presidenca: Osmani gjatë vitit 2021 ka realizuar 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit

Sqarim nga presidenca: Osmani gjatë vitit 2021 ka realizuar 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit

Këshilltari për media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina, përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook është sqaruar në relacion me shpenzimet e publikuara këtë të diele, I cili ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani, për vitin 2021 ka realizuar 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

“Në relacion me shpenzimet e publikuara më parë, një sqarim: Presidentja Vjosa Osmani vjet (2021) ka realizuar 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit”, ka shkruar Kupina.

Tutje ai ka shtuar se “shtetet që janë vizituar: Gjermania, Zvicra (dy vizita), ShBA-të (1 vizitë në Uashington, 2 në selinë e OKB-së), Austria, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Kanadaja, Belgjika, Turqia dhe Japonia”.

Kupina gjatë këtij sqarimi ka përmendur edhe punët që janë kryer në kohën e pandemisë.

“Presidenca e Kosovës nuk e ka pushuar asnjë çast punën edhe gjatë kohës së pandemisë, ndaj këto vizita të realizuara jashtë vendit dëshmojnë për një aktivitet të dendur në fushën e politikës së jashtme, si asnjëherë më parë në vitet e fundit”, ka thënë ai.

“Përmirësimi i imazhit të vendit dhe përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës janë çështje përtej kufizimeve kohore, ndaj Presidentja Osmani me përkushtim po e vazhdon aktivitetin e saj”, është shprehur ai.

“Përtej shpenzimeve, Kosova është përfituese qoftë nëpërmjet përfaqësimit, qoftë nëpërmjet vullnetit dhe energjisë së pandalshme të Presidentes që rrëfimin për të vërtetën, ambicien dhe perspektivën e shtetit ta përçojë kudo nëpër kancelaritë botërore”, ka përfunduar Kupina. /Gazeta Enigma/

Related Articles