Ka nisur takimi i presidentes, Vjosa Osmani me subjektet politike, ku pritet të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike, përfshirë edhe komunitetet me përjashtim të AAK-së, e cila deklaroi sot gjatë ditës që nuk do të marr pjesë.
Këtë takim e ka bojkotuar edhe Lista Serbe.
Prezent në takim janë parë Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive dhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Mustafa, kryetari aktual i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues nga PDK-ja, Betim Gjoshi, nga LDK, Imri Ahmeti, dhe nga partitë tjera minoritare, Emilija Rexhepi nga NDS, Elbert Krasniqi nga IRKD, Duda Balje nga SDU dhe Faton Peci nga Lista Guxo.
Në takim po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Osmani pas konsultimit me partitë politike, pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.
Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani.