Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Vjosa Osmani presidentja e vendit ka shkruar, se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.
“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.
“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ”, tha presidentja.