Volejboll, Kosova U19 e parafundit në Kampionatin Ballkanik

Volejboll, Kosova U19 e parafundit në Kampionatin Ballkanik

Volejbollistet e Kosovës U19 e kanë humbur ndeshjen për vend të pestë në Kampionatin Ballkanik që të dielën përfundoi në Mioveni të Rumanisë. Për vend të pestë Kosova U19 u takua me Bullgarinë dhe pësoi me rezultat të thellë.

Të dielën paradite, bullgaret e reja fituan 3:0 në sete. Në setin e parë Kosova mori vetëm tetë pikë. Seti i dytë përfundoi 25:14, ndërsa i treti 25:10. Ishte humbja e dytë e Kosovës nga Bullgaria, nga e cila kishte pësuar edhe në fazë grupore. Në grup, Kosova kishte pësuar edhe nga Turqia dhe Rumania. Ndërkohë të shtunën për plasman përfundimtar e mposhti Maqedoninë e Veriut. Kosova U19 e përfundoi Ballkanikun në vendin e gjashtë, përkatësisht të parafundit. Prapa e ka lënë Maqedoninë e Veriut.

“Në tërësi, ishte një përvojë e mirë për këto lojtare që në të ardhmen pritet të jenë pjesë edhe e ekipit senior”, ka shkruar FVK-ja.

Related Articles