Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, njoftoi se ka mbërritur sot në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, shkroi ajo në X.
“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shtoi Von der Leyen,