Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur tashmë në Prishtinë.
Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ato të dyja do mbajnë një takim, e më pas do të ketë edhe konferencë për media.
Von der Leyen në ora 11:00 do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
E para e KE-së është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Më pas më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.
Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq